GeM Balkans – Mundësimi i kushteve për zhvillimin e ekonomisë së ujërave dhe ekonomisë pyjore në Ballkan

Zonat pyjore ujëmbledhëse sigurojnë një përqindje të madhe uji për nevojat e familjeve, bujqësisë, industrisë dhe për nevojat ekologjike, si në pjesët ku kalon uji, po ashtu edhe në rajonet përreth. Pyjet në vendet e Ballkanit mbulojnë nga 40% (Maqedonia e Veriut) deri në 29% Serbia dhe  26% (Shqipëria) të sipërfaqes së një vendi, varësisht vendit dhe për këtë arsye ato ndikojnë në një masë të madhe në praninë e ujit dhe rregullojnë rrjedhjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, duke kontribuar njëkohësisht edhe për cilësinë e ujit.

 

Permbledhje e projektit

Projekti ka për qëllim të mblidh së bashku ekspertë (punonjës terreni, politikanë dhe palë të tjera të interesuara) të sektorëve të pyjeve, bujqësisë dhe menaxhimit të ujërave dhe ekonomive rreth rajoneve pilot, për përmirësimin e efektivitetit të shërbimeve të ekosistemit pyjor për ujrat dhepërfitimin e vlerave monetare nga shërbimet e ekosistemit.

Me qëllim zgjidhjen e sfidave lidhur me mbrojtjen e rezervave të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, ne projekt propozohen modele planifikimi për administrim të qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse në Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri. Gjithashtu, projekti ofron praktikat dhe shembujt më të mirë, që do të sigurojnë menaxhimin e pyjeve dhe te bazeneve si pjesë plotësuese e kushteve te grumbullit pyjor dhe ne të njejtën kohë do të mbrojë mjedisin fizik dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e natyrës si e tërë. Me anë të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit rajonal projekti fokusohet në ndarjen e këtyre praktikave në rajon me palët e interesuara.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i praktikave të planifikimit në fushën e pyjeve, duke imtegruar aspekte të ujërave në praktikat e menaxhimit të pyjeve në Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri.

Grupet e synuara janë njësitë e planifikimit të Ndërmarrjes publike “Национални шуми” (NPPM), Drejtoria e Mbrojtjes dhe Trajtimit të Pyjeve në Shqipëri dhe Ndërmarrja publike e ekonomisë së pyjeve “Srbijašume”, ndërmarrjet vendore dhe rajonale të ujësjellësve dhe fermerët që jetojnë në afërsi të zonave pyjore.

Përfitues të projektit janë të gjithë qytetarët e Maqedonia e Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe institucionet përkatëse përgjegjëse për ekonomizimin e ujërave në këto vende, më saktësisht Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e bujqësisë, tregtisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave në Serbi, Drejtoria e mbrojtjes dhe trajtimit të pyjeve në Shqipëri.

Aktivitetet kryesore:

  1. Krijimi i dy vendeve pilot për zbatimin e masave të ekonomizimit të ujërave në fushën e pylltarisë, një në Maqedoni dhe një tjetër në Shqipëri;
  2. Harmonizimi i strategjive të pyjeve dhe ujërave me standardet e BE-së ;
  3. Zhvillimi i kapaciteteve të planifikuesve në sektorin e pyjeve;
  4. Rritja e ndërgjegjësimit.

 

Projektit "GeMBalkans – Mundësimi i kushteve për zhvillimin e ekonomisë së ujërave dhe ekonomisë pyjore në Ballkan"

* Financuar nga Deutsche Bundesstiftung Umwelt (DBU)

* Implementoi nga the Research Institute for Forest Ecology and Forestry (FAWF) si partneri lider dhe Connecting Natural Values and People Foundation (CNVP) si koordinator i projektit.

IMPLEMENTOI