Punëtori për administrimin e integruar të pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse

Më 17 shtator, në Shkup, CNVP Maqedoni organizoi një punëtori njëditore për administrimin e integruar të pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse, me ndihmën e modelimit GIS dhe zbatimit të tij në procesin e përgatitjes së planeve të veçanta të ekonomizimit të pyjeve.
Punëtoria kishte për qëllim të paraqitet qasja e re ndaj administrimit të integruar të pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse.
U prezantuan qëllimet e projektit, hidrologjia pyjore dhe proceset e rrjedhjes dhe rëndësia e tyre në planifikimin në degën e pylltarisë.
Në kuadër të projektit do të hapen dy rajone-pilot, një në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër në Shqipëri, në të cilat do të testohen masat e ekonomizimit të integruar të pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse. Rajoni pilot në vendin tonë, ku do të testohen masat e propozuara për mbrojtje nga vërshimet dhe erozioni, është siguruar në Skopska Crna Gora, në derdhjen e Lumit të Creshevës, prej ku në vitin 2016 nisi vala e vërshimeve në drejtim të fshatit Stajkovcë.
Gjatë zhvillimit të punëtorisë pjesëmarrësit diskutuan në grupe dhe për temat më poshtë:

  • Modelimi GIS dhe përdorimi i tij në procesin e planifikimit (institucionet, subjektet vendimmarëse)
  • Aplikimi i praktikave të përshtatura dhe modelimit GIS, planifikimi në raport me baraspeshën ujore dhe masat për rregullimin e tij (planifikues)
  • Zbatimi dhe implikacionet praktike që rrjedhin nga modelimi GIS në punët operative të pylltarisë, në zonat ujëmbledhëse

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe Ndërmarrjen publike Pyjet nacionale, e cila është partnere e projektit, por edhe institucione të tjera dhe organizata joqeveritare që kanë lidhje direkte me problematikën përkatëse.

Projekti “GeMBallkans – Administrimi i integruar i pyjeve dhe zonave ujëmbledhëse” është financuar nga Deutsche Bundesstiftung Umwelt (DBU) dhe realizohet nga Instituti i hulumtimeve për ekologjinë pyjore dhe pylltarinë (FAWF) dhe CNVP Maqedoni. Partnerë të projektit janë: Ndërmarrja publike Pyjet nacionale, Ndërmarrja publike e ekonomizimit të pyjeve “Srbija shume” dhe Drejtoria e mbrojtjes dhe trajtimit të pyjeve e Shqipërisë.

Scroll to top